PSG-ja nuk varet nga Neymari

Sport September 24, 2017 - 11:59

Futbollisti i Paris Saint-Germainit, Thomas Meunier insiston se ekipi i tij nuk është i varur nga Neymar, i cili u transferua këtë vit për një shifër rekorde prej 222 milionë eurosh, transmeton zeri.info

Belgu thotë se Neymar nuk është i vetmi futbollist që mund të tregohet vendimtar te klubi francez.

Ylli brazilian mungoi në barazimin 0-0 ndaj Monpellier për shkak të një lëndimi. 25-vjeçari ka filluar aventurën e tij të re me gjigandin në francez në mënyrë të jashtëzakonshme duke realizuar katër gola dhe po aq asistime në kampionatin francez.

Sidoqoftë, Meunier mendon se PSG-ja nuk varet nga braziliani.

“Ne nuk varemi nga Neymar. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por kur shikoni skuadrën tonë ju nuk mund të thoni se nuk mund të fitojmë për shkak të mungesës së Neymarit. Ne kemi lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Individualisht ata e dinë se si të shpëtojnë skuadrën në situata të komplikuara. Ishe paksa më e vështirë ndaj një skuadre si Montpellier që dha 100 përqindëshin”, tha Meunier./Zëri