Arsenal ‘vjedh’ përforcimin e Barcelonës (FOTO)

Sport September 23, 2017 - 09:44

Arsenal është i gatshëm ta befasojë Barcelonën për transferimin e mesfushorit të Schalke 04, Leon Goretzka.

“Daily Mail” raporton se “Gunners” janë në garë për blerjen e reprezentuesit gjerman.

LEXO EDHE: PSG s’ka të ndalur, vjen një super përforcim nga Serie A (FOTO)

Goretzka ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin nga Bundesliga duke zgjuar interesim nga skuadra të ndryshme evropiane, përcjell “lajmi.net”.

Arsenal beson se mund ta bind Goretzkan të transferohet në Emirates Stadium duke i ofruar hapësirë më të madhe për lojë për dallim nga Barcelona.

Goretzka kërkohet edhe nga Bayern Munich dhe Juventus. 

Image