Shitja e Neymarit, një vendim i keq

Sport September 22, 2017 - 11:01

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic thotë se klubi spanjoll morri një vendim të keq për të shitur Neymarit te Paris Saint-Germaini, transmeton zeri.info

Gjigandi katalunas ishte vënë në një pozitë mjaft të vështirë sepse Neymar kërkonte largimin dhe klubi parisien shprehu gatishmërinë për të paguar klauzolën e lirimit të futbollistit.

Pas shitjes së reprezentuesit brazilian, Barcelona transferoi Paulinhon dhe Ousmane Dembelen, por Rakitic mendon se mungesa e Neymarit do të vërehet.

“Për mua, personalisht, ishte shumë e vështirë, jo vetëm që është njëri prej futbollistëve më të mëdhenj, por sepse për mua është një njeri i madh. Ai ishte shumë i rëndësishëm për në dhomat e zhveshjes dhe për mua, ai është njëri prej njerëzve më të mirë që njoh në futboll. Kështu që për mendimin tim, ishte një vendim shumë i keq sepse më pëlqen ta kem në skuadër”, deklaroi reprezentuesi kroat./Zëri