Aubameyang: Doja Milanin

Sport September 22, 2017 - 10:41

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang ka konfirmuar se kishte qenë në bisedime me Milanin dhe ishte shumë i interesuar në projektin e tyre, transmeton zeri.info

Lojtari ishte objektivi kryesor i Milanit gjatë afatit kalimtar të verës, por problemi ishte te çmimi prej 80 milionë eurosh që kërkonte klubi gjerman.

“Është e vërtetë, Milani më kontaktoi dhe më bëri një ofertë. Isha shumë i interesuar në projektin e tyre, por për disa arsye të ndryshme nuk arritëm ta çonim tutje”, deklaroi Aubameyang.

28-vjeçari e kishte filluar karrierën e tij te akademia e Milanit në janarin e vitit 2007, por pas disa huazimesh në Dijon dhe Monaco, ai ishte shitur nga gjigandi italian te Saint-Etienne për vetëm 1.8 milionë euro në vitin 2012./Zëri