Neymar iku për shkak të Messit

Sport September 21, 2017 - 11:48

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu mendon se Neymar u transferua drejt Paris Saint-Germainit për shkak se kishte mbetur nën hijen e Lionel Messit, transmeton zeri.info

Ylli brazilian u transferua te gjigandi francez për një shumë rekorde prej 222 milionë funtesh dhe deri më tani ka regjistruar pesë gola dhe pesë asistime në gjashtë paraqitje me fanellën e skuadrës së re. Mathieu, i cili u largua nga Barcelona gjatë kësaj vere në drejtim të Sportingut, thotë se Neymar dëshiron ta tejkaloj Messin dhe të fitoj “Topin e Artë”.

“Për asnjë moment njerëzit nuk menduan se ai do të largohet nga Barça. Por, ky është futbolli, kështu e ka, është vendimi i tij”, deklaroi francezi.

“Për mendimin tim ai u largua nga Barça sepse ishte kishte mbetur prapa Messit. Mendoj se ai dëshiron ta fitoj ‘Topin e Artë’ dhe për momentin, ai është i lumtur në Paris sepse po shënon gola”, shtoi Mathieu./Zëri