‘BOMBA’ e mesnatës: Cavani po transferohet tek gjiganti i Premier Ligës

Sport September 20, 2017 - 23:16

Edinson Cavani është në hall të madh tek PSG-ja.

Me transferimin e Neymarit në këtë verë për shifrën rekorde 222 milionë euro në këtë verë nga Barcelona, sulmuesit uruguaian i janë hapur probleme serioze.

Neymar i ka bërë me dije bordit të PSG-s se në afatin e janarit e do shitjen e Cavanit, pasi ky i fundit nuk luan për bashkëlojtarët, por për egon e tij.

Kështu, Chelsea është vënë menjëherë në gjurmët e tij, dhe e do transferimin në afatin e dimrit, duke ofruara hiq më pak se 60 milionë euro, transmeton ORAinfo nga Daily Mirror.

Një gjë është e sigurt, Cavani në janar do të largohet nga PSG-ja, pasi ultimatumi i Neymarit është i pakompromis, dhe partneriteti i tij me Mbappen po funksionon si është më së miri./ORAinfo/

Image