'Kjo skuadër e luan futbollin më të mirë në Serie A'

Sport September 20, 2017 - 19:40

Trajneri i Pescaras, Zdenek Zeman ka treguar se cila skuadër bënë lojë më të mirë në Serie A.

Zeman ka thënë se Napoli është skuadra e vetme që luan futboll të bukur, dhe se e meriton ta fitoj Scudetton.

“Do të doja që Napoli të fitonte, ata janë i vetmi klub që luan lojën e bukur dhe që më pëlqen mua”, ka thënë Zeman, transmeton ORAinfo.

“Tani ka shumë ndryshime në futbollin që luhet në Evropë, por në Itali, Napoli është skuadra që luan futboll të bukur për sy dhe në këtë sezon dua që ata ta fitojnë Scudetton”, ka thënë trajneri i Pescaras.

 

Image