SHOKUESE: Maicon shkonte i dehur në stërvitje

Sport September 15, 2017 - 17:57

Ianis Zicu, dikur futbollist i Interit, e ka zbuluar një rast të rrallë dhe të pabesueshëm sa i përket epokës kur kishte luajtur për “Nerazzurri”.

Futbollisti rumun, i cili për momentin luan në ekipin Poli Timisoara, në atë kohë tek të rinjtë e Interit dhe që ushtronte me ekipin e parë, ka treguar se mbrojtësi i djathtë, braziliani Maicon, shkonte shpesh në stërvitje i dehur.

Dhe ai e ka treguar edhe veprimin e trajnerit Jose Mourinho në një rast.

“Maicon ishte mjaft i fortë, por shpesh vinte në stërvitjen e së hënës totalisht i dehur. Njëherë Mourinho e kishte thirrur atë dhe thoshte para të gjithëve: ‘Si mund të bëjmë stërvitje me të në këtë gjendje?’, duke e angazhuar megjithatë edhe atë në stërvitje, edhe pse ishte në atë gjendje”, përfundoi Zicu.

Sidoqoftë, Maicon ishte yll i Interit në atë kohë. /Zëri/