Tifozët e Zvezdës: UEFA mafi, Kosova është Serbi (VIDEO)

Sport September 15, 2017 - 12:25

Tifozët e Crvena Zvezdës vazhdojnë të ëndërrojnë, shkruan zeri.info.

Në fakt, ata e kanë shfaqur një koreografi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj BATE Borisovit, ku shkruante “UEFA mafi, Kosova është Serbi”, në gjuhën serbe, ndërkohë që gjatë lojës nuk kanë munguar thirrjet për Kosovën, të cilën, serbët e konsiderojnë ende si pjesë të tyre dhe si zemër të Serbisë.

Gjithsesi, ëndrrat janë falas dhe ato nuk mund të t’i ndalojë askush... /Zëri/