Conte qeshet me akuzat e Costas

Sport August 18, 2017 - 15:12

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka qeshur me akuzat e sulmuesit, Diego Costa, i cili tha se po trajtohet si një kriminel nga klubi londinez, transmeton zeri.info

“Preferoj të qeshem, është e madhe.”, u pëgjigj Conte pas pyetjes për akuzat e Costas.

“Mund t’iu them se të gjithë në Chelsea e dinë se çfarë ndodhi me të në përfundimin e edicionit të kaluar. Kjo intervistë është qesharake. Nuk jam i interesuar që të merrem me këtë çështje. Për mua, i takon së kaluarës. Ndaluni.”, shtoi strategu italian./Zëri