Interi pas Mustafit

Sport August 18, 2017 - 11:39

Interi është duke shprehur interesim për mbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi, transmeton zeri.info

Klubi italian vazhdon kërkimin për një qendërmbrojtës në këtë afat kalimtar.

Interi tashmë ka larguar Jeison Murillon, i cili u transferua te Valencia dhe gjithashtu është afër shitjes së Andrea Ranochias te Burnley.

Zgjedhja e parë për gjigandin italian është mbrojtësi i Manchester Cityt, Eliaquim Mangala, por klubi anglez dëshiron shtijen e tij, kurse Interi vetëm huazimin.

Tani, Interi ka kthyer sytë kah reprezentuesi i Gjermanisë.

25-vjeçari ishte blerë nga Arsenali për 41 milionë euro dhe londinezët nuk do të pranonin shitjen e lojtarit për më pak se 50 milionë euro.

Transferimi te Interi do te thoshte një rikthim për Mustafin në Serie A, i cili kishte luajtur për Sampdorian në vitet 2012-2014./Zëri