Osmani: Bëmë gabime të shumta në mbrojtje

Sport August 17, 2017 - 23:22

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani ka deklaruar se loja e dobët në mbrojtje ka ndikuar në humbjen e sotme ndaj Milanit, raporton zeri.info

Gjigandi italian e fitoi sfidwn me rezultatin 6-0.

“Sa i përket lojës, ne sot nuk ishin në nivelin e duhur, veçanërisht në defansivë kemi bërë disa gabime, të cilat një klub si Milani di se si t’i dënojë.”, u shpreh Osmani.

“Tani do të mendojmë për ndeshjen e kthimit dhe shpresojmë që të përgatitemi për një rezultat më të mirë. Kundërshtati ishte më kualitativë se ne. Edhe aspekti psikologjik e ka bërë të veten.”, shtoi ai.

Ndeshja e kthimit luhet në Shkup gjatë javës së ardhshme./Zëri/Zëri