Interi është afër të bëjë goditjen e madhe, insiston për yllin e PSG-së (Foto)

Sport August 14, 2017 - 23:51

Interi është i interesuar për Julian Draxler, pavarësisht se agjenti i lojtarit insiston se do të qëndrojë te Paris Saint-Germain.

Pas transferimit të Neymar për 222 milionë euro dhe spekulimeve se janë afër arritjes së marrëveshjes për 180 milionë euro me Monacon për Kylian Mbappé, PSG-ja duhet patjetër të shesë lojtarë.

Anësori gjerman, Julian Draxler, është ai që do të sakrifikohet i pari, derisa flitet se do të largohen edhe Matuidi e Aurier.

Agjenti i gjermanit, Roger Wttmann, ditë më parë insistoi se Draxler do të qëndrojë në PSG, por gjermani u la jashtë skuadrës për sfidën e fundit dhe gjithçka flet për një largim të mundshëm nga “Parc des Princes”.

Tani është “Bild” që insiston se Interi ka hy seriozisht në garë për Draxlerin për të cilin janë të gatshëm të ofrojnë një shifër të kënaqshme për PSG-në që duhet patjetër të shesë lojtarë për t’i respektuar rregullat e “Fair Play” financiar. /Gazeta Express/

Image