Strakosha hero, ja notat e medias italiane!

Sport August 14, 2017 - 13:06

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha ishte protagonist me pritjet e tij në triumfin që Lazio arriti përballë Juventusit duke fituar Superkupën e Italisë. Ja vlerësimi i medias italiane për paraqitjen e sotme.

STRAKOSHA 7 – Arrin ta bëjë shpesh herë normal konceptin e mrekullisë. Pritja ndaj Cuadrados pas vetëm 3 minutash lojë ishte diçka jo e zakonshme, diçka prej fenomeni.

Ndoshta, i vetmi gabim ishte ai që nuk kërkoi të vendoste një lojtar më shumë në barrierë, në goditjen e dënimit të Dybalas, e cila përfundoi në rrjetë. Pa faj në rastin e penalltisë, ndonëse në këtë Superkupë janë edhe duart e tij. Madje edhe këmbët…