Chelsea ofertë për Van Dijk

Sport August 14, 2017 - 10:36

Chelsea është duke përgatitur një ofertë për mbrojtësin e Southamptonit, Virgil van Dijk, transmeton zeri.info

Klubi londinez dëshiron ta përforcojë edhe më shumë ekipin gjatë këtij afati kalimtar.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte kishte deklaruar se dëshiron edhe më shumë transferime në këtë verë.

Van Dijk tashmë ka kërkuar largimin nga Southamptoni dhe Chelsea është duke e përgatitur ofertën zyrtare për holandezin.

Klubi londinez është në gjendje të ofroj rreth 50 milionë funte për futbollistin.

Për Van Dijk interesim është duke shprehur edhe Liverpooli, klubi i cili prej kohësh është vënë pas holandezit.

Ndërkohë, përveç Van Dijk, Chelsea dëshiron të sigurojë edhe shërbimet e mesfushorit të Leicester Cityt, Danny Drinkwater./Zëri