SKANDALOZE: Ja çka bëjnë tifozët serbë për Kosovën! (VIDEO)

Sport July 28, 2017 - 14:59

Tifozët e Crvena Zvezdës e kanë bërë çmendurinë e radhës, shkruan zeri.info.

Ata, së bashku me tifozët çekë të Sparta Pragës kanë kënduar “Kosova është Serbi” në ndeshjen e rrethit të tretë kualifikues të Europa Leagues.

Image

Ndërkohë, nuk ka munguar as koreografia e tifozëve të Zvezdës, “Delije”, të cilët e kanë shfaqur hartën e Kosovës me flamur serb brenda saj, duke e kënduar më pas këngën e tyre të famshme për Kosovën, të cilën “nuk e japin asnjëherë”. /Zëri/