Gjiganti italian kërkon Ronaldon?

Sport July 27, 2017 - 13:49

Drejtuesit e Milanit, Marco Fassone e Massimo Mirabelli janë takuar me menaxherin Jorge Mendes, të cilit i kanë kërkuar informata për Cristiano Ronaldon, raporton zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur “Sky Sports”, sipas të së cilit, gjiganti italian është në gatishmëri të çdo situate që mund ta shihte yllin portugez duke u larguar nga klubi spanjoll.

Megjithatë, zyrtarët e “Rossoneri” kanë thënë se në takim me menaxherin portugez nuk është biseduar për “CR7”, por për yllin e ri të Bayernit, Renato Sanchez.

Katër herë fituesi i Topit të Artë e kishte shprehur pakënaqësinë në drejtuesit e “Los Blancos” dhe nuk e kishte përjashtuar mundësinë e largimit nga “Santiago Bernabeu” gjatë kësaj vere, por javëve të fundit gjithnjë e më shumë flitet se ai do të mbetet në Madrid. /Zëri/