Shoshi, trajner i ri i Besës

Sport July 27, 2017 - 11:47

Pasi i ikën thuajse të gjithë lojtarët e ekipit të parë, Besa ka nis të ndryshoj edhe në shtabin teknik, shkruan sot gazeta Zëri.

Astrit Imami më nuk do të jetë shef, pozitën e të cilit tashmë e ka zënë një tjetër trajner.

Pejanët këtë detyrë ia kanë besuar Valdet Shoshit, i cili edhe në të kaluarën ka punuar në stadiumin “Shahin Haxhiislami”.

Kriza financiare ia ka imponuar Besës t’i lirojë lojtarët e shtrenjtë dhe të angazhojë lojtarë të rinj e perspektiv, me të cilët ka plane për të ardhmen.

Besa në dy-tri vitet e fundit ia kishte mësyrë titullit, por herët eliminohej nga gara.

Mezi e ka fituar një trofe, Kupën e Kosovës, në sezonin e shkuar kundër Llapit. /Zëri/