Klubi nga Serie A: E duam Ajetin (FOTO)

Sport July 26, 2017 - 12:38

Arlind Ajeti pritet ta vazhdoj karrierën në Serie A

Mbrojtësi kosovar, Arlind Ajeti, ka mundësinë konkrete për të vazhduar të qëndrojë në kampionatin italian të futbollit.

Anëtari i Torinos, kërkohet nga skuadra e Crotones, e cila mbijetoi në elitën e futbollit italian në xhiron e fundit të sezonit të kaluar.

“Kemi bërë disa lëvizje, por pritet të bëjmë edhe disa të tjera. Prioriteti mbetet një qendërmbrojtës. A mund të jetë Ajeti emri i duhur? Po, ai është një futbollist që na intereson”, ka deklaruar presindeti i Crotones, Raffaele Vrenna për “Calciomercato.com”.

Ajeti ka kontratë me Torinon deri në vitin 2019, por pritet të logohet gjatë kësaj vere pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit serb, Sinisa Mihajlovic. /Express/ 

Image