Sanches ia bën me sy Milanit

Sport July 25, 2017 - 17:43

Mesfushori i Bayern Munichut, Renato Sanches edhe publikisht ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi gjerman, transmeton zeri.info

“Nuk jam i kënaqur me vitin tim të parë në Munich. Sigurisht, do të doja të kisha luajtur më shumë. Dua të ndryshojë klub dhe të shkojë në ndonjë skuadër në të cilën do të luaja më shumë.”, u shpreh Sanches.

Milani ka shprehur interesim për futbollistin dhe portugezi thotë se do të dëshironte një kalim te Milani.

“Milani është një opsion interesant, nëse klubet arrijnë marrëveshje, atëherë do të shkoja.”, tha portugezi.

“Jam i ri, i uritur për të luajtur më shumë. Mendoj se shanset janë se do të arrija më shumë me Milanin se sa me Munichun.”, përfundoi Sanches./Zëri