Kosova në grup me Sllovakinë, Austrinë, Letoninë

Sport July 18, 2017 - 16:42

Kombëtarja  e Kosovës në kategorinë e grupmoshës U-18 do të jetë në grupin B në kuadër të EURO 2018 divizioni B në hendboll, që mbahet në Austri në muajin korrik të vitit 2018.

Kosova në grup janë edhe këto Kombetare: Sllovakia, Austria, Letonia dhe Bullgaria.

Në Divizionin B që zhvillon gara në Austri gjenden 12 kombëtare të ndara në dy grupe.

Kurse grupi tjetër në kuadër të Divizionit B zhvillohet në Maqedoni ku numrin arrin në 11 kombëtare, kurse Divizioni A me 16 kombëtare pjesën finale e zhvillon në Gjeorgji.