Kondogbia e lë Interin për këtë skuadër?

Sport July 18, 2017 - 15:48

Duket se ka marrë fund aventura e Geoffrey Kondogbias në Inter, raporton zeri.info.

Nga Spanja, portali “Plaza Deportiva” siguron se futbollisti ka vendosur të transferohet në La Ligan spanjolle, e posaçërisht në skuadrën e Valencias.

Qysh në muajin nëntor të vitit të kaluar kryesia e klubit spanjoll e kishte takuar menaxherin e mesfushorit defanziv dhe e kishte marrë nga ai një “Po” që ky transferim të realizohet këtë verë.

Interi është i gatshëm ta shesë lojtarin, por fillimisht duhet ta nxjerrë investimin e bërë dy vjet më parë për të.

Marrëveshja, sipas mediumit spanjoll, mund të arrihet me një huazim dhe obligim të blerjes pas një sezoni nga ana e skuadrës spanjolle për 20 milionë euro.

Kondogbia nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të "Nerazzurri", Luciano Spalletti. /Zëri/