Neymar ‘shokon’ Barcelonën me vendimin e tij të fundit

Sport July 18, 2017 - 14:48

Neymar duket se ka vendosur të largohet nga Barcelona pasi ka mbetur nën hije të Lionel Messit, shkruan e përditshmja spanjolle “Sport”, përcjellë zeri.info.

Braziliani ishte transferuar në Camp Nou në vitin 2013 dhe është në kontratë deri në vitin 2021, ndërsa klauzola e shkëputjes së kontratës së tij është rreth 200 milionë euro.

Ekipet si Manchester City, Manchester United e Paris Saint-Germain thuhet se janë të interesuara për futbollistin brazilian. /Zëri/