Gashi mposht me nokaut Jaunceyn (Video)

Sport July 17, 2017 - 23:49

Kikboksieri kosovar me prejardhje nga Peja, Elvis Gashi, ka debutuar si është më së miri në garat e GLORY 43, duke e mposhtur me nokaut në Madison Square Garden të New Yorkut, kanadezin Josh Jauncey.

Gashi ka bërë debutimin e tij në peshat e lehta të GLORYT duke e mposhtur në Madison Square Garden kanadezin Jauncey dhe duke u përshëndetur me një mori zhurmash e duartrokitjesh nga publiku.

Kjo pasi, kikboksieri pejan ishte mikpritës në këtë garë dhe të mbledhurit në New York ishin ata që kujdeseshin për vetveten dhe Gashin, i cili vjen nga Bronxi dhe iu dha një mirëseardhje heroike.

Pejanit në këtë meç iu deshën vetëm dy raunde, pasi arriti të shpartalloj kundërshtarin e tij, duke e nokautuar tri herë brenda raundit të dytë, dhe rrëzimi i tretë ishte fatal për kanadezin, i cili nuk mundi më ta vazhdoj ndeshjen dhe gjyqtari konfirmoi fitoren e Gashit.

Gashi, edhe pse jeton në Bronx dhe lufton nën flamurin e SHBA-ve, ai ka lindur në Kosovë dhe gjithashtu ka jetuar në Belgjikë për shumë vite. Kështu ai është në thelb një kikboksier evropian në maskën e një amerikani, dhe kjo është një konsideratë e rëndësishme për shkak të thellësive të ndryshme të talenteve dhe përvojës në të dy rajonet.

Ndryshe, Glory Sports International, kompania mëmë e GLORY World Series, është e përkushtuar që të mbledh kikboksierët e nivelit botëror, ose luftime standarde të arteve marciale, në një platformë të madhe përpara audiencës globale dhe për të prodhuar ndeshje mes luftëtarëve më të mirë në planet.

GLORY World Series është vendi ku atletët e arteve marciale, shumë të kualifikuar në një gamë të gjerë disiplinash luftarake, përfshirë Muay Thai, Kik-boks, Boks, Karate, Kung Fu, Tae Kwon Do dhe Capoeira, konvertohen nën një grup rregullash për të përcaktuar se kush mbretëron në ring.

Lista e arritjeve të Gashit përfshin fitimin e Kampionatit Kombëtar të Kosovës katër herë, duke fituar dy herë titullin amator WKA dhe duke qenë kampion kombëtar i IKF USA. Para se të kthehej në profesion, ai grumbulloi rekord prej 107 fitoreve dhe vetëm tre humbjeve si një amator./Telegrafi/