Lemar dëshiron Arsenalin

Sport July 17, 2017 - 14:35

Sulmuesi i Monacos, Thomas Lemar ka kërkuar nga klubi francez që ta lejojnë kalimin e tij te Arsenali, raporton “Daily Star”.

Klubi londinez pritet të bëjnë një ofertë prej 45 milionë funtesh për francezin, por Monaco është e shqetësuar me humbjen e lojtarëve gjatë kësaj vere.

Arsenali tash e disa kohë është vënë pas reprezentuesit francez, por ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin francez./Zëri