Vushtrria mirëpret Burim Sadikun

Sport July 17, 2017 - 14:31

Grupi i njohur i tifozëve, “Forca”, në edicionin e ri pritet ta mbushin stadiumin “Ferki Aliu”.

Kjo pasi skuadra e tyre e zemrës, Vushtrria, do të luftojë me të gjitha kapacitetet për t’u kthyer në Superligë, raporton "Zëri". 

Për këtë arsye kryesia e klubit po bënë përforcime të mëdha duke i kthyer ish yjet e saj, si Labinot Osmanin, Ismet Cakën, Kujtim Kutllovcin dhe së fundmi portierin, Burim Sadiku.

Portierit të njohur në futbollin kosovar, por edhe futbollistëve të lartpërmendur, Vushtrria dhe tifozë e tyre u kanë uruar mirëseardhje në “shtëpinë” e tyre.