Milani afër Moratas

Sport July 17, 2017 - 11:09

Milani është shumë afër transferimit të sulmuesit të Real Madridit, Alvaro Morata raporton “La Gazzetta dello Sport”.

Klubi italian ka ofruar rreth 70 milionë euro për spanjollin, i cili do të ketë një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh, transmeton zeri.info

“Do të ishte mirë nëse do të transferonim njërin prej Andrea Belottit, Moratas apo Pierre Emerick Aubameyangut. Do të shqyrtojmë mundësitë dhe gjithashtu jemi të interesuar edhe për emra të cilët nuk janë të njohur për mediat.”, kishte deklaruar drejtori sportiv i Milanit, Marco Fassonne.

Sipas “Gazetta dello Sport” zgjedhja e parë e klubit italian është Morata dhe negociatat janë duke vazhduar me ritme të shpejta.

Milani ofron 70 milionë euro, kurse Real Madirdi kërkon 90 milionë euro për spanjollin.

Gjigandi italian ka pasur një afat kalimtar mjaft të bujshëm deri më tani, kurse transferimi i Moratas do të ishte “qershia mbi tortë”./Zëri