Lojtari i Kosovës afër transferimit te Lazio

Sport July 02, 2017 - 15:43

Hekuran Kryeziu ka zgjuar interesim nga Lazio.

Corriere dello Sport raporton se Kryeziu, jo vetëm që shihet si zëvendësues i Lucas Biglias, që mund të bashkohet me Milanin, por edhe si alternativë tjetër nga Parolo e Lulic.

Drejtori sportiv Igli Tare dhe presidenti Lotito e kanë identifikuar 24 vjeçarin e Luzernit si lojtar ideal për mesfushën e tyre, përcjell “lajmi.net”.

Kryeziu ka kontratë me Luzernin deri në verën e vitit të ardhshëm.