Albert Bunjaki vizitoi FC Prishtinën në hotel

Sport June 29, 2017 - 17:00

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki e ka vizituar sot kontingjentin e FC Prishtinës në hotel, shkruan zeri.info.

Trajneri kosovar e ka uruar klubin Bardhekaltër për dalje në Evropë.

Po ashtu, iu ka uruar sukses në Norrkoping, duke iu folur edhe fjalë motivuese.

Image

Futbollistët dhe trajnerët e FC Prishtinës e kanë falënderuar Bunjakin për vizitën dhe përkrahjen.

Bunjaki sonte ndeshjen do ta përcjellë edhe nga tribuna VIP.

Siç dihet, ai e njeh mirë futbollin dhe klubet suedeze, ku jeton prej vitesh. /Zëri/