Kreu i ‘Plisave’: Prishtina i këputi zinxhirët, askush nuk mund të na ndalë, kurrë më!

Sport June 29, 2017 - 14:20

Kreu i “Plisave”, Albert Kastrati, ndihet i lumtur që FC Prishtina do të debutojë sonte në garat evropiane, shkruan zeri.info.

Ai e ka bërë një postim në Facebook, përmes së cilit i motivon lojtarët dhe shprehet i gëzuar që tashmë nuk do të ketë më barrikada dhe se klubin prishtinas nuk mund ta ndalë më askush, asnjëherë.

Image

Më poshtë mund ta lexoni postimin e “Tigrit” në Facebook:

“Futbolli i Kosoves, me ne krye klubin me te madh, PRISHTINEN, qe 95 vite nuk ka pase mundesi ta ngrej koken per ta tregu madheshtine e vet. E sot, ne Norkoping te Suedise, PRISHTINA i keputi zingjiret. SOT Prishtina merr bajrakun dhe I perfaqeson te gjithe shqiptaret, e perfaqeson qytetin tone, ashtu sic I ka hije ketij klubi te madh, ketij qyteti qe perhere I ka bere shqiptaret krenare. SOT ASKUSH NUK MUND TE NA NDALE. KURRE ME!!

Sfidat e medha tashme po fillojne, por krenaria eshte me e madhe. E dashuria per Prishtinen eshte e pakrahasueshme.

PLISAT si perhere do te jene prapa Prishtines, kesaj radhe edhe ne Suedi. Ka ardhe koha qe Plisat t’i “thejne” kufijte e te perballen me te gjithe. Perballe mund te na dalin, mirepo permbi PLISAT eshte vetem flamuri kombetar dhe ai i Prishtines sone. E permbi Prishtinen e Shqiperine tone? VETEM QIELLI!

PERPARA DJEM, PER FITORE..!!!”. /Zëri/

Image