Prishtina luan me fanella kuq e bardhë (FOTO)

Sport June 29, 2017 - 13:28

Është konfirmuar ngjyra e fanellave me të cilat do ta shkruajë historinë FC Prishtina.

Skuadra kryeqytetase do të detyrohet të luajë me fanellat kuq e bardhë, pasi vendasit e IFK Norrkopingut luajnë bardhë e kaltër, të ngjashme me fanellat primare të Prishtinës.

Skuadra mysafire, në këtë rast Prishtina e ka për obligim të luajë me fanellat dytësore.

“Nga mbledhja e fundit me UEFA, gjyqtarë, IFK Norrköping dhe FC Prishtina

Vendasit luajnë bardhë e kaltër, ndërsa Prishtina detyrueshëm kuq e bardhë”, njoftoi Prishtina, raporton Gazeta Olle.

Takimi mes Norrkopingut dhe Prishtinës nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në RTK.Image