Manchester City i bindur për Sanchezin

Sport June 29, 2017 - 13:13

Manchester City është i bindur në transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez për 50 milionë funte, transmeton zeri.info

Pavarësisht se Arsenali nuk dëshiron ta shesë yllin e saj, kiliani ka shprehur dëshirën për të luajtur nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Reprezentuesi kilian ka vetëm edhe një vit kontratë me klubin londinez dhe nëse nuk e shesin këtë verë mund të rrezikojnë ta humbasin pa para gjatë vitit të ardhshëm.

Sanchez deri më tani ka refuzuar rinovimin e kontratës me londinezët.

Pep Guardiola dëshiron të ribashkohet me ish lojtarin e tij te Barcelona. Trajneri spanjoll e kishte transferuar kilianin te Barcelona në verën e vitit 2011 nga Udinese.

Për futbollistin interesim kanë shprehur edhe Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munchen./Zëri