Safet Sushiq është kërkuar për selektor të Kosovës, ja pse dështuan bisedimet

Sport June 27, 2017 - 19:52

Safet Sushiq, ish-selektori i Bosnjës dhe Hercegovinës ka marrë ofertë nga kreu i Federatës së futbollit të Kosovës për të zëvendësuar selektorin aktual, Albert Bunjaki, merr vesh “Lajm” nga Maqedonia.

Informacionet tona thonë se përgjigja e ishselektorit të BeH-së ka qenë pozitive, por problemi qëndroi te kërkesa e lartë e Sushiqit, që për FFK-në ka qenë e papërballueshme.

Për këtë shkak edhe bisedimet mes kreut të FFK-së, Fadil Vokrri dhe trajnerit Safet Sushiq janë ndërprerë në fazën fillestare.

Kujtojmë se, Safet Sushic ka drejtuar BeH-në për pesë vite nga 2009-2014.  62-vjecari ka një karrierë të pasur si trajner, duke punuar më shumë në skuadra turke dhe franceze.