Mbyllen përgatitjet në Slloveni, Shkëndija është gati për Evropë

Sport June 23, 2017 - 15:42

Shkëndija ka zhvilluar dy seancat e fundit stërvitore në Slloveni, ndërsa ekspedita është nisur drejt Tetovës ku do të vijojnë përgatitjet për sfidat me Daçian në eliminatoret e Liga Evropës.

Me dy seancat e fundit stërvitore skuadra ka përfunduar përgatitjet dy javore në Moravske Toplice të Sllovenisë.

Image

Gjithë këtë periudhë ekipi a punuar në ngritjen e nivelit të përgatitjes fizike, ndërsa u zhvilluan tre ndeshje kontrolluese në të cilat përveç se testohej forma e ekipit, në të njëjtën kohë komponohej skuadra për sfidat që e presin në eliminatoret e Liga Evropës.

Shkëndija regjistroi tre barazime me rezultat identik 1:1 në kontrollueset me Bad Radkersburg nga Austria, Inter Zapreshiqin e Kroacisë dhe kampionin slloven, Maribor.

Image

“Kuqezinjtë” rikthehen në Tetovë ku do të vijojnë me seancat stërvitore para takimit të parë të eliminatoreve të Liga Evropës me Daçian e Moldavisë më 29 qershor në Strumicë. 

“Kuqezinjtë” rikthehen në Tetovë ku do të vijojnë me seancat stërvitore para takimit të parë të eliminatoreve të Liga Evropës me Daçian e Moldavisë më 29 qershor në Strumicë.