Mahrez dëshiron Arsenalin

Sport June 23, 2017 - 12:49

Mesfushori i Leicester Cityt, Riyad Mahrez është i kërkuar nga shumë klube, por raportohet se dëshira e tij është që të shkoj te Arsenali, transmeton zeri.info

Algjeriani kishte qenë shumë i lidhur për një largim të mundshëm edhe gjatë verës së kaluar, por kishte vëndosur që të qëndroj te klubi anglez.

Një largim i tij gjatë kësaj vere është mëse i mundshëm dhe futbollisti tashmë iu ka komunikuar edhe drejtuesve të Leicester Cityt se dëshiron largimin.

Chelsea dhe Liverpoolit thuhet se janë vënë pas mesfushorit, por dëshira e algjerianit është që të jetë pjesë e ekipit të drejtuar nga Arsene Wenger.

Arsenali duhet të paguaj rreth 26 milionë funte për të siguruar shërbimet e algjerianit.

Leicester City kishte paguar vetëm 400.000 funte kur nënshkruan me 26 vjeçarin nga Le Havre në  vitit 2014./Zëri