Conte kërkon Marchision

Sport June 22, 2017 - 15:32

Trajneri i Chelseat, Antoino Conte është duke kërkuar transferimin e ish futbollistit të tij, mesfushorit të Juventusit, Claudio Marchisio, transmeton zeri.info

31-vjeçari dhe trajneri italian kishin qenë së bashku tek Juventusi, por edhe tek përfaqësuesja italiane.

Vitin e kaluar Marchisio kishte pësuar një lëndim në ligamente e gjurit dhe nuk kishte mundur të jetë pjesë e Kampionatit Evropian 2016 me përfaqësuesen e udhëhequr nga Antonio Conte.

Futbollsti 31-vjeçar kishte ngecuar  gjatë edicionit të kaluar me Juventusin sepse Massimiliano Allegri kishte preferuar Miralem Pjaniçin dhe Sami Khediran para tij në mesfushë.

Reprezentuesi italian kishte startuar vetëm 17 herë me fanellën e juventinëve gjatë edicionit të kaluar.

“La Repubblica” raporton se Conte është shumë i interesuar që ta sjellë Marchision në Londër. Chelsea është vënë edhe pas futbollistit tjetër të Juventusit, Alex Sandro./Zëri