Transferet e vitit

Sport June 02, 2017 - 15:08

Vera e vitit të kaluar solli shumë transferime të futbollistëve dhe disa prej tyre dolën të ishin mjaft të qëlluara. Madje, duke i ndihmuar ekipet përkatëse të jenë të suksesshme. “Goal.com” e ka përpiluar listën e transferimeve më të mira gjatë verës së kaluar, shkruan sot gazeta "Zëri".

Me klubet të cilat janë duke u përgatitur që të shpenzojnë përsëri gjatë kësaj vere, revista prestigjioze “Goal.com” ka përpiluar listën e transferimeve më të mira gjatë verës së kaluar.

Të kërkosh lojtar në treg më shpesh se zakonisht është si të luash kumar. Është e vështirë të parashikosh se si do të performojnë dhe ndonjëherë lojtarët bien nën presionin e çmimit të tyre.

Sidoqoftë disa trajnerë ia arritën që të transferojnë lojtarët e duhur, kurse disa nuk ia qëlluan.

Kjo është lista e transfereve më të mira gjatë edicionit 2016/2017:

1. N’Golo Kante (Prej Leicesterit tek Chelsea, 35.8 milionë euro)

Pasi luajti një rol kyç në sezonin e ëndrrave të Leicesterit, duke fituar titullin e kampionit, francezi Kante vazhdoi me të njëjtën formë tek Chelsea. 26-vjeçari nuk shënon shumë gola, por roli i tij në ndaljen e aksioneve të kundërshtarëve është i pazëvendësueshëm. Një mori çmimesh individuale, në edicionin e tij të dytë si fitues I ligës angleze, e tregon më së mirë vlerën e tij.

2. Zlatan Ibrahimoviç ( Prej PSG tek Manchester United, transfer i lirë)

Pavarësisht arritjeve në karrierën e tij, ai erdhi në Manchester mes shumë dyshimeve. Por, shumë shpejt ai i heshti kritikët e tij duke u shfaqur nëpër një formë të jashtëzakonshme. 35-vjeçari shënoi 28 gola para se të pësonte një dëmtim në gju. Suedezi me të vërtetë e meriton vendin e tij si njëri ndër transferimet më të mira.

3. Dani Alves (Prej Barcelonës tek Juventus, transfer i lirë)

Braziliani, Alves pas skadimit të kontratës u largua drejt Juventusit si transfer i lirë. Derisa Barcelona vuante për një mbrojtës krahu, ai pati një performancë mjaft të mirë tek klubi torinez.

4. Benjamin Mendy (Prej Marseille tek Monaco, 13 milionë euro)

Ashtu sikur Sidibe edhe Mendy luajti një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Monacos. 22-vjeçari luajti një rol të rëndësishëm drejt fitimit të ligës franceze dhe rrugëtimit në Ligën e Kampionëve. Klube të mëdha evropiane si Manchester City dhe Liverpool janë në kërkim të lojtarit.

5. Edin Dzeko (Prej Manchester Cityt tek Roma, 11 milionë euro)

Pasi kaloi në huazim tek Roma gjatë sezonit e kaluar, kalimi i Dzekos u bë permanent gjatë verës së kaluar. 31-vjeçari kaloi një formë të jashtëzakonshme duke u shpallur golashënuesi më  mirë në Itali dhe duke shënuar gjithsej 39 gola në të gjitha garat.

6. Miralem Pjaniç (Prej Romës tek Juventusi, 32 milionë euro)

Juventus ia shiti Pogbën Manchester United, por mungesa e tij nuk u vërejt thuajse fare pas ardhjes në Torino të Miralem Pjaniçit. 27-vjeçari bëri nëntë asistime dhe shënoi tetë gola me fanellën e torinezëve.

7. David Luiz (Prej PSG tek Chelsea, 35 milionë euro)

Pavarësisht nga disa pakënaqësi të tifozëve me kthimin e brazilianit, Davide Luiz tek Chelsea, ato u shuan në fund. 30-vjeçari pati një sezon të shkëlqyeshëm. “Mendoj se ai është njëri ndër lojtarët kyç të Chelseat”, thotë trajneri i londinezëve, Conte.

8. Henrikh Mkhitaryan (Prej Borussia Dortmund tek Manchester United, 42 milionë euro)

Pati një fillim të vështirë, por gradualisht arriti që të bëhej një nga më të besuarit e Jose Mourinhos. 28-vjeçari luajti një rol kyç në rrugëtimin e Manchester United në Ligën e Evropës, duke shënuar gjashtë gola në njëmbëdhjetë ndeshje, duke përfshirë edhe në ndeshjen finale ndaj Ajaxit.

9. Victor Wanyama (Prej Southamptonit tek Tottenhami, 14.4 milionë euro)

Të drejtuarit e Mauricio Pochettinos kanë qenë skuadra më aktraktive këtë edicion me lojtarët sulmues si, Alli, Heung-min Son dhe Harry Kane, por Wanyama luajti një rol kyç në mesfushë. Keniani gjithashtu arriti të shënonte edhe katër gola.

10. Ousmane Dembele ( Prej Rennes tek Borussia Dortmund, 15 milionë euro)

Me 12 asistime dhe 6 gola në edicionin e tij të parë në Bundesligë, 20-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e gjithë Evropës. Lojtari kishte një rol kyç këtë edicion dhe në finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Eintracht Frankfurt.

11. Sadio Mane ( Prej Southampton tek Liverpooli, 41.2 milionë euro)

Liverpool pagoi një shumë të majmë për të siguruar shërbimet e senegalezit, Sadio Mane. Reprezentuesi senegalez luajti një rol kyç në ekipin e Jurgen Klopp, për të siguruar vendin e katërt në Premierligë, e cila siguron një vend në Ligën e Kampionëve. Mane është përfshirë në 18 gola këtë edicion dhe vlera e tij e madhe u vërejt gjatë mungesës së tij, kur Liverpool vuajti mjaft shumë.

12. Gonzalo Higuain (Prej Napolit tek Juventusi, 90 milionë euro)

Pavarësisht golave të shumtë të shënuara me klubin torinez, blerja e tij prej 90 milionë eurove kishte sjellë mjaft polemika. Sidoqoftë ai ka shënuar 24 gola në Serie A dhe ka shënuar gola vendimtar gjatë rrugëtimit të Juventusit drejt finales së Ligës së Kampionëve.

13. Naby Keita ( Prej RB Salzburg tek RB Leipzig, 12,75 milionë euro)

RB Leipzig pati një edicion të parë fantastik në ligën gjermane duke përfunduar në vendin e dytë në tabelë dhe mesfushori 22-vjeçar, Naby Keita ishte një nga lojtarët kyç. Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që ai të tërheq vëmendjen e disa klubeve, në të cilat bën pjesë edhe Liverpooli.  

14. Djibril Sidibe ( Prej Lille tek Monaco, 15 milionë euro)

Mbrojtësi i Monacos ishte një ndër arsyet kryesore për sukseset e arritura të ekipit francez në ligën franceze dhe në Ligën e Kampionëve. Me një dyshe të jashtëzakonshme në sulm me Mbappen dhe Falcaon, Sidibe luajti rolin kyç në fazën mbrojtëse të francezëve.

15. Bas Dost (Prej Wolfsburgut tek Sportingu, 10 milionë euro)

Sportingu arriti që t’ia siguroj vetes një nga transferimet e sezonit. Sulmuesi holandez Dost u transferua prej Gjermanisë në ligën portugeze. 28-vjeçari kaloi një formë të shkëlqyeshme me portugezët, duke shënuar 34 gola në 31 paraqitje. Me performancat e tij ai ka arritur që të tërheq vëmendjen e disa klubeve nga Anglia, të cilat janë shumë të interesuara për holandezin.