Xhaka godet De Biasin (Foto)

Sport June 02, 2017 - 12:52

Taulant Xhaka e ka goditur sërish Gianni De Biasin

Ylli i Baselit, Taulant Xhaka ka publikuar një mesazh ironik në Facebook ndaj selektorit të Kombëtares, Gianni de Biasit.

“...vijnë dhe ikin, por unë gjithmonë kuqezi”, ka shkruar Taulanti në Facebook, derisa ka postuar edhe një foto me fanellën e Shqipërisë.

Ky reagim i Taulanti ka ardhur pasi De Biasi prapë nuk e ka ftuar në ekipin e Shqipërisë për dy ndeshjet e radhës ndaj Luksemburgut dhe Izraelit.

De Biasi dhe Xhaka janë fjalosur pas ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë. Taulanti e ka braktisur ekipin pasi nuk ishte aktivizuar nga trajneri. /Express/ 

Image