FIFA publikon renditjen, këto janë pozitat e Kosovës dhe Shqipërisë

Sport June 01, 2017 - 13:28

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka publikuar të enjten renditjen më të re të Përfaqësueseve, të cilën e zbulon çdo muaj, shkruan zeri.info.

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar rënie për një pozitë, duke përfunduar në vendin e 173-të me 112 pikë, përpara Kamboxhias dhe prapa Laos.

Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare nuk ka pësuar kurrfarë ndryshimi, duke qëndruar në pozitën e 66-të me 544 pikë, përpara Armenisë dhe prapa Malit.

Image

Foto: Driton Bublaku

Verdhekaltrit këtë muaj do të luajnë me Turqinë, kurse Kuqezinjtë do të kenë punë me Izraelin. Pas këtyre ndeshjeve pritet të ketë ndryshime të mëdha në renditje për të dyja Përfaqësueset shqiptare.

Sa i përket renditjes së përgjithshme, në Top 10 nuk pati ndonjë ndryshim.

Brazili vazhdon të prijë, i ndjekur nga Argjentina, Gjermania, Kili e Kolumbia, që gjenden në pesëshen e parë.

E Top 10 e kompletojnë Franca, Belgjika, Portugalia, Zvicra e Spanja. /Zëri/

Image