'Totti është Roma', lamtumirë legjendë (Foto)

Sport May 28, 2017 - 20:35

Totti i ka dhënë lamtumirën Romës

Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, është përshëndetur nga klubi pas 24 vjetësh, me fitoren 3:2 ndaj Genoas në xhiron e fundit të këtij sezoni në Serie A.

Totti ka zhvilluar gjatë karrierës 785 ndeshje për Romën, duke shënuar 307 gola.

“Totti është Roma”, ishte një prej banderolave të shumta në “Olimpico”, ku tifozët i dhanë lamtumirën legjendës së tyre.

Totti nuk ka treguar se këtu do t’i varë atletet, duke lënë të hapur se mund të luajë për ndonjë klub tjetër, MLS është destinacioni sipas mediave në Itali. /Express/

Image

Image

Image