Maxwell hyn në histori

Sport May 28, 2017 - 19:12

Mbrojtësi i PSG-së, braziliani Maxwell ka hyrë në histori si futbollisti që ka fituar më së shumti trofe gjatë karrierës së tij.

PSG të shtunën e fitoi Kupën e Francës, ndërsa për brazilianin ky ishte trofeu i 37-të. Ish-futbollisti i Cruseiros, Ajaxit, Interit e Barcelonës, deri tani e ndante vendin e parë me egjiptianin Hosam Hasan me nga 36 trofe, transmeton "Zeri.info".

Pas tyre renditen Ryan Giggs e Vitor Baia me nga 35, Dani Alves (34), Andres Iniesta , Xavi Hernansez e Lionel Messi me nga 32 trofe e kështu me radhë.

Maxwell trofeun parë e ka fituar me Cruseiron në vitin 2000, kur e fitoi Kupën e Brazilit.

Trofe ka fituar edhe në Holandë e Itali, por më së shumti në Spanjë, kur ishte pjesë e Barcelonës, prej nga në vitin 2012 u transferua te skuadra franceze. /ZËRI/