Messi i mërzitur me Barcelonën: Pse nuk e transferuat Silvan (Foto)

Sport May 27, 2017 - 15:46

Leo Messi ka dashur që Barcelona të transferojë mesfushorin e Monacos, Bernardo Silva, i cili dje nënshkroi me Manchester Cityn

Ylli i Barcelonës, Leo Messi është i mërzitur me drejtuesit e Barcelonës, të cilët dështuan të transferojnë mesfushorin Bernardo Silva.

Portugezi dje për 50 milionë euro u transferua nga Monaco në Manchester City, duke qenë përforcimi i parë i Pep Guardiolas.

Sipas Don Balon, kjo ka acaruar Messin, i cili ka dashur që Silva të transferohej në Camp Nou.

Silva këtë edicion ka luajtur në 58 ndeshje për Monacon, duke shënuar 11 gola dhe dhuruar 12 asistime. /Express/

Image