​City mposht Unitedin për portierin e Benficas, thyen rekordin botëror (Foto)

Sport May 27, 2017 - 14:09

Manchester City është shumë pranë nënshkrimit me portierin fantastik të Benficas, Ederson

Skuadra e Manchester Cityt është gati që të finalizojë edhe transferimin e dytë, kësaj radhe një portier.

Bëhet fjalë për 23 vjeçarin e Benficas, Ederson, i cili ka kaluar një sezon fantastik në Portugali.

Sipas Goal.com, City tashmë ka mposhtur konkurrencën e Manchester Unitedit dhe nesër pritet të mbyll marrëveshjen me Benfican.

Për shërbimet e Ederson, City ka ofruar 40 milionë euro, duke e bërë kështu portierin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Rekordin e mban legjenda Gianluigi Buffon, i cili ishte transferuar nga Parma në Juventus për 37 milionë euro. /Express/

Image