Kosova provoi 12 lojtarë nga diaspora

Sport May 26, 2017 - 11:53

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll të enjten e ka përfunduar grumbullimin treditor, të cilin e ka mbajtur në kuadër të përgatitjeve dhe përzgjedhjes së lojtarëve për ndeshjen e radhës kualifikuese për “Euro 2019”, që do ta zhvillojë më 12 qershor kundër Norvegjisë.

Ekipi i Rafet Prekazit e ka shfrytëzuar fushën me bar sintetik në Ferizaj, ndërsa e ka fituar me rezultat 2:1 një miqësore ndaj Flamurtarit, shkruan sot gazeta Zëri.

“Në këtë tubim ishin të ftuar edhe 12 futbollistë, të cilët luajnë jashtë vendit e që më parë nuk ka qenë pjesë e grumbullimeve”, ka thënë Prekazi, i cili ka potencuar se dyert e Kosovës do të jenë të hapura për të gjithë të rinjtë kosovarë.

Në këtë tubim kanë marrë pjesë këta lojtarë: Shkodran Zeqiri (Carl Zeiss Jena), Arlind Shoshi (Carl Zeiss Jena), Blendi Idrizi (Koeln), Edison Mazreku, Enis Bytyqi (Werder Bremen), Patris Gjocaj (Borussia Fulda), Jahir Memaj (Paderborn 07), Malsor Ajeti (Porto), Agon Arifi (Bochum), Eonis Asani (Slothurn), Adenis Shala (Hajduk), Granit Merovci (Kvik Halden), Rron Statovci (Llapi), Drin Lladrovci (Feronikeli), Albert Peci (Trepça’89), Kreshnik Nebihu (Drenica), Muharrem Jashari (Trepça’89), Landrit Rama (2 Korriku), Agon Xhaka (Prishtina), Kushtrim Shabani (Prishtina), Visar Bekaj (Prishtina), Ardit Nika (Prishtina), Betim Halimi (Drita), Afrim Thaqi (Skedsmo).

Ekipi U-21 pritet t’i zhvillojë edhe katër stërvitje të tjera para ndeshjes si mysafire e Norvegjisë. Ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2019” Kosova e ka humbur nga Irlanda 1:0.

Kosova U-17, dy fitore e një humbje në Irlandë

Kosova U-17 e ka mbyllur me fitore eksperiencën në një turne të organizuar nga FIFA në Irlandë. Ekipi i Besnik Kollarit të enjten e ka mundur nikoqiren, Irlandën, me rezultat 4:0.

Kosova e kishte fituar edhe ndeshjen e parë ndaj Danimarkës përmes penalltive, 5:4. Ndërsa ka humbur ndeshjen e dytë nga Irlanda me rezultat 2:1. /Zëri/