Punë e kryer, Barca gjen trajnerin e ri (FOTO)

Sport May 22, 2017 - 18:04

Mediet në Spanjë janë të bindura se Barcelona ka gjetur zëvendësuesin e Luis Enrique.

‘Marca’ sot ka shkruar se do të jetë trajneri i Athletico Bilbaos, Ernesto Valverde, pasuesi i Enriques te skuadra katalane.

Enrique pas ndeshjes finale të Kupës së Mbretit ndaj Alaves, do të largohet nga Barcelona pas qëndrimit tre  vjeçar.

E ai pritet të zëvendësohet nga 53-vjeçari Ernesto Valverde, që drejton Valencian që nga viti 2013, ndërsa në të kaluarën ka drejtuar edhe Villarrealin dhe Olimpiacosin./Lajmi.net/

Image