Zyrtare: Tovërlani ndahet nga Feronikeli

Sport April 29, 2017 - 21:04

Pas humbjes nga Gjilani, e cila thuajse ia humb gjasat për titull Feronikelit, klubi nga Drenasi dhe trajneri Afrim Tovërlani janë ndarë. Këtë e ka bërë me dije klubi

“Pas humbjes së sotme nga KF Gjilani, kryesia e KF Feronikelit, së bashku me trajnerin Afrim Tovërlani, kanë analizuar situaten e krijuar dhe kanë ardhur në përfundim bashkarisht që të nderpritet bashkepunimi duke shpresuar se ky hap do të jetë në të mirën e klubit. Kryesia e KF Feronikelit e ka falenderuar trajnerin Afrim Tovërlani për kontributin dhe punën profesionale”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Drenasi