Ibrahimoviç refuzon kontratën e re

Sport April 28, 2017 - 14:52

Duke marrë parasysh se do të qëndrojë jashtë fushave të lojës së paku nëntë muaj, Zlatan Ibrahimoviç nuk dëshiron të nënshkruajë kontratën e re me Manchester Unitedin.

Suedezi u lëndua në ndeshjen kundër Anderlechtit në Ligën e Evropës. Megjithëse do të mungojë gjatë, zyrtarët e skuadrës angleze i kanë ofruar 35-vjeçarit vazhdimin e kontratës edhe për një vit, por ai nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

Kontrata e tij aktuale skadon në qershor të këtij viti. Në fakt idenë për vazhdimin e saj trajneri Mourinho ia propozoi para se të lëndohej, por qëndrimi i skuadrës nuk ndryshoi as pas momentit kur ai pëso lëndim serioz.

Mirëpo, Ibrahimoviç, i cili pati oferta edhe nga SHBA, ka thënë se nuk e sheh të drejtë të marrë 15 milionë euro nëse nuk luan./Zëri/