Floriani : E dija që serbi nuk e duron grushtin, ja çfarë i bëra!

Sport April 25, 2017 - 15:47

Florian Marku me luftën e tij të jashtëzakonshme e detyroi serbin Stefan Shuskavçeviçin që të dorëzohet për dy minuta, në duelin që u zhvillua në Selanik të Greqisë.  Shqiptarët gjithmonë janë dalluar në sportet luftarake dhe kanë sjellë suksese të mëdha. Marku garojë në disiplinën që njihen si artet marciale (Martial Arts). Synimi i tij është që të jetë sa më lart dhe mëton të përgatitet në çdo aspekt për sfidën e ardhshme në Zvicër.

Ai në intervistën për “Bota Sot” tregon se a ishte vështirë të mposhtet serbi dhe a u provokua ndonjëherë nga ai.

Si ndjeni pas fitores së shpejt ndaj serbit?

Florian Marku: Jam shumë i lumtur, sepse ka pasur shumë domethënie kjo fitore. Nuk bëhej fjalë që të pësoja humbje, luftonim të gjithë bashkë dhe fituam.

A keni pritur se për dy minuta do të kryeni punë ndaj  Stefan Shuskavçeviçit?

Florian Marku: E dija që loja do të mbaronte shpejt dhe ashtu ndodhi.

Ku ishte arma më e fortë e juaj kundër Stefanit?

Florian Marku: Grushti! E dija që grushtin nuk do ta duronte dot, pra forcën time.

I pranishëm ishte edhe Lorik Cana, ish-kapiteni i mirënjohur i kombëtares së Shqipërisë, iu dha edhe më shumë zemër?

Florian Marku: Mu bë qejfi shumë që Lorik Cana erdhi dhe me përkrahu. Ai e ka treguar veten gjithmonë se sa patriot është.

A keni hasur në ndonjë provokim gjatë meçit?

Florian Marku: Jo, absolutisht asnjëherë. Aty u dëgjuan veç shqipet tona duke bërtitur dhe më dhanë zemër. I falënderojë shumë.

Cila është sfida e radhës?

Florian Marku: Me 27 maj e kam sfidën e radhës përkatësisht në Olten të Zvicrës. Do të përgatitem maksimalisht.

Cili është synimi juaj?

Florian Marku: UFC është ëndrra ime, tani që jam futur në këtë sport dhe një ditë do ta arrijë. Besoj shumë.