Befason Bryant

Sport April 25, 2017 - 14:03

Ish-ylli i LA Lakers, Kobe Bryant ka thënë se nuk është duke i munguar basketbolli, shkruan zeri.info. Ai u përshëndet me basketbollin aktiv në fund të edicionit të kaluar.

Bryant ka theksuar se për basketbollistët është me rëndësi ta kuptojnë se një ditë duhet t’i japin fund karrierës. I pyetur nga gazetarja e ABC News, nëse po i mungon basketbolli, ai është përgjigjur:

“Jo, nuk po më mungon. Kjo vërtet është e çuditshme. Kam filluar të luaj si 2-vjeçar. Pas 20 vjetësh në ligë, e tëra që e kam tani është ajo që e kam mësuar nga loja.

Këtë e bart me vete deri më sot. Loja kurrë nuk më është larguar. Fizikisht po, por emocioni ende është në mua”. Ndërsa, e ka pranuar se ka qenë e vështirë të marrë vendimin për largim.

“Është vështirë të largohesh nga diçka që e ke bërë gjatë gjysmës së jetës tënde. Në një mënyrë mbetesh ai që je. Megjithatë, ekziston dallimi në mes asaj që e bën dhe perceptimit tuaj se pikërisht nuk duhet të jesh ai që në të vërtetë je.

Shpresojmë që basketbollistët tjerë mund ta shohin dhe ta kuptojnë këtë fakt”, ka shtuar Bryant./Zëri/