Capello me deklaratë shokuese për lojtarët e Realit, ja çka dëshirojnë t’i bëjnë Messi-t

Sport April 24, 2017 - 18:37

Fabio Capello ka akuzuar lojtarët e Real Madridit, për të cilët ka thënë se gjithmonë kanë qellim që të lëndojnë Leo Messin

Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello e ka quajtur kriminale ndërhyrjen e Sergio Ramosit ndaj Leo Messit.

Ai për më shumë tha se, lojtarët e Real Madridit gjithmonë kanë qellim që të lëndojnë Messin.

“Ju e dini që sa herë luhet El Clasico në Bernabeu, gjithmonë lojtarët tentojnë të lëndojnë Messin, gjithmonë ndëshkohen me kartonë të verdhë”, tha fillimisht Capello.

“Shikojeni ndërhyrjen e Ramosit. Ndërhyrje kriminale. Kartoni i kuq ishte i drejtë”. /Express/